
Ndonëse organizatorët e festivalit “Burning Man” kishin deklaruar më parë anulimin e tij për shkak të pandemisë, qindra të rinj u mblodhën në shkretëtirë për të marrë pjesë në një festë jozyrtare të quajtur “Renegade Man”.
Të pranishmit publikuan foto në rrjetet sociale për të dokumentuar pjesëmarrjen e tyre në eventin gjigant që u mbajt në Shkretëtirën e Shkëmbit të Zi në Nevada, 150 km në veri të Renos.
Nën një atmosferë fantastike me drita e lazer, të rinjtë e veshur në stilin hipi, me aksesorë të ndryshëm kërcyen nën ritmet e muzikës “tecno” dhe “house”, ndonëse “Renegade Man” ishte plani B i eventit të përvitshëm “Burning Man”.
Advertisement