minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Klouni i frikshëm hyn në festën e gabuar, rrihet nga fëmijët

0
Klouni i frikshëm hyn në festën e gabuar, rrihet nga fëmijët

Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar gjatë një feste Halloween-i në një shkollë fillore në Shtetet e Bashkuara.

Një person i maskuar si një kloun i frikshëm, personazh i një filmi horror, hyri në palestrën e shkollës dhe filloi të përshëndeste fëmijët, pasi ishte pjesë e organizimit.

Fëmijët u trembën pa masë dhe nisën të thërrisnin, por disa prej tyre, më të mëdhenj në moshë u bashkuan dhe nisën të qëllonin me grushte dhe shkelma klounin, i cili u kap i papërgatitur.

Videoja u shpërnda menjëherë online dhe brenda pak minutash u pa nga mijëra shikuese, shumë prej të cilëve e cilësuan si shakanë më të keqe për Halloween.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit