minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Austria mbështet Tiranën dhe Shkupin, por Bullgaria nuk tërhiqet: Nuk e heqin veton në dhjetor

0
Austria mbështet Tiranën dhe Shkupin, por Bullgaria nuk tërhiqet: Nuk e heqin veton në dhjetor

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Mikael Linhart, nga Shkupi ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa i takon procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Gjatë takimit me homologun, Bujar Osmani, diplomati i lartë theksoi se drita jeshile në këtë kontekst, i shërben jo vetëm rajonit, por edhe bllokut me 27 anëtarë.

 

Advertisement

MICHAEL LINHART

 

MINISTER I PUNEVE TE JASHTME, AUSTRI

 

Advertisement

“Fillimi i negociatave nuk është një mundësi e mirë vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për Bashkimin Evropian dhe gjithë rajonin. Perspektiva evropiane është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

 

Sakaq, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedonisë e Veriut, Bujar Osmani, u shpreh optimist se deri në dhjetor Sofja do të heqë dorë nga vetoja.

 

Advertisement

BUJAR OSMANI

MINISTER I PUNEVE TE JASHTME, MAQEDONI E VERIUT

 

“Muajin dhjetor e shohim si një dritare të mirë, si mundësi dhe nevojë për të përqendruar të gjithë energjinë e brendshme, rajonale dhe evropiane për të shfrytëzuar këtë mundësi, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për historinë tonë, por për besueshmërinë e të ardhmes evropiane ”.

Advertisement

 

Mundësia e parë për zhbllokimin e procesit do të jetë në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, i cili do të mblidhet më 14 dhjetor për miratimin e kornizave  negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Por, Daniel Lohrer nga partia bullgare, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, e cila ka dalë e para në zgjedhjet e mbajtura më 14 nëntor, e vlerëson të pamundur zgjidhjen e çështjeve historike në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

Advertisement

 

DANIEL LOHRER

PARTIA “NE VAZHDOJME NDRYSHIMIN”

 

Advertisement

“Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është në BE dhe Bullgaria do të donte që kur Maqedonia e Veriut të hynte në atë proces, kjo gjë të ndodhë pa shkelur të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”.

 

Sipas analistëve, kjo periudhë kohore ndoshta është e pamjaftueshme në kushtet kur Bullgaria gjendet përpara raundit të dytë të zgjedhjeve që do të përcaktojnë kryetarin e ri të shtetit, ndërsa bisedimet për koalicionin qeveritar nuk kanë dhënë ende rezultat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit