minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Partia Demokratike dhe Sali Berisha

0
Partia Demokratike dhe Sali Berisha

Nga Xhovan SHYTI 

Një debat fare pa bereqet vijon ende lidhur me të ardhmen e PD-së nën Sali Berishën dhe shpalljen e tij  e të familjes të padëshiruar (non grata) nga Shtete e Bashkuara të Amerikës .

Debatohet lidhur me faktin nëse kjo masë e rrallë ndëshkimore e Antoni Blinken, sekretarit amerikën të Shtetit, është e merituar apo kemi të bëjmë me një ngrënie haku, për interes të Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës, ndaj Sali Berishës të pompuar deri më sot me fraza të tilla si:” Themelues i Partisë Demokratike”; “ Rrëzues i komunizmit”; ” Sjellës i  demokracisë”, “Lider historik i PD-së”, etj., epitete që jo vetëm janë inekzistente, por që edhe po të jenë të meritueshme nëse do të krahasohen me gjëmat që Berisha i ka bërë Shqipërisë e shqiptarëve rëndojnë shumë pak.

Advertisement

Pa dashur ti rreshtojmë krahasueshmërisht gjëmat e Berishës po përmendim, si më të zezën gjemë, qënien e tij aktor kryesor i katandisjen së vendit në këtë farë derexheje, (midis qenies e mosqenies shtet serioz), si finale e një skenari të mirëprojektuar nga kasta e fundit komuniste, me Ramiz Alinë në krye dhe Sali Berishën zbatues perfekt të projektit “katovician”.

Falë lojës së tij aktoreske mjeshtërore, sot tridhjetë vite pas pluripartizmit Shqipëria ndodhet sërish në duart e pinjojve të nomeklaturës komuniste fanatike që rezultojnë të jenë “kapitalistët” e sukses-shëm  dhe zotëruesit e gjithçkaje me vlerë në këtë vend të drobulitur për më shumë se 45 vite komunizmi diktatorial. Çka ishte dhe objektivi final i strategjisë së Katovicës ramiziste.

Struktura e sotme e shoqërisë shqiptare: ekonomiko-financiare- politike ka qenë pika kulmore e objektivit të strategjisë së të ashtuquajturës “Katovica shqiptare”, të cilën ish pasuesi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia, u’a vendosi si objektiv ish komunistëve të shpallur fiktivisht  “antikomunist”, ndër të cilët Sali Berisha zinte bashin e listës së të infiltruarve brenda rradhëve të lëvizjes opozitare të viteve ’90-të.

Advertisement

Duam të themi me këtë se Sali Berisha është kolona vertebrale rreth të cilës Ramiz Alia ngriti  gjithë strategjinë katoviciane të dekadave të ardhëshme vijuese pas komuniste, ku e shqueshme është anarshia, destabilizimi, minimi i kapitalizmit demokratik, grabitja e pasurive nëpërmjet aferave korruptive, udhëheqësia nëpërmjet klaneve e tarafeve, politika efektmadhe komuniste “përça që të sundosh, përplasja jo për parime e ideologji por për interesa ekonomike-financiare personale, krizat etj., por asnjëherë fati euro-atlantik  dhe demokratizimi i vendit. As liria dhe mirëqënia e shqiptarëve.

Nëse ende sot ne gjendemi shumë larg premtimit të viteve ’90 për “Shqipëri si gjithë Europa”, fajin për këtë nuk e kanë ish komunistët  e konvertuar në socialistë dhe “rilindas” nëpër tribuna kongresesh, por “antikomunisti” Berisha, i  cili ndonëse pretendonte se i përkiste një force të djathtë politike, kurrë nuk qeverisi si i tillë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit