
Hasan Kamara karrierën do ta vazhdojë në Premier League. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë është transferuar te Watfordi.
Klubi anglez ka paguar pesë milionë euro dëmshpërblim skuadrës së Nices për t’i siguruar shërbimet e Kamara.
Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez.
27-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me Watfordin.
Advertisement