
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rasti i parë me “Flurona”, ose thene ndryshe, i prekjes nga koronavirusi dhe nga gripi sezonal
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se i infektuari është një i ri 26-vjeçar, i cili kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Advertisement
Autoritetet bënë të ditur se pacienti është i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës, ndërsa ndodhet në shtëpinë e tij në gjendje të qendrueshme.
“Flurona” është një term i krijuar për të përshkruar gjendjen e të infektuarit me covid-19 dhe njëkohësisht me grip sezonal.
Advertisement