
Kalidou Koulibaly është lojtari i radhës që është infektuar me koronavirus.
Mbrojtësi i Napolit ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi italian. Koulibaly ka udhëtuar drejt Afrikës për t’iu bashkuar Senegalit për Kupën e Afrikës.
Menjëherë pas testimit mbrojtësi është izoluar dhe do të humbë ndeshjen e parë me Senegalin.
Advertisement