minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Muç Nano: Rama po i trajton demokratët si lecka - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Muç Nano: Rama po i trajton demokratët si lecka

0
Muç Nano: Rama po i trajton demokratët si lecka

Nga Mustafa Nano

Edi Rama organizoi sot një komunikim live me demokratët, dhe u kërkoi atyre “të bëhen me të”!!! Unë fillimisht nuk u besova veshëve, dhe m’u desh një copë herë të bindesha se lajmi ishte i vërtetë. Sepse m’u duk një gjest krejt i pagjetur e i pavend.

Shoqëria shqiptare është duke vajtuar prag-vdekjen e opozitës, dhe po pret që demokratët, dikush a disa prej tyre, të bëhen të gjallë për t’i dalë zot asaj partie, dhe ja, na del kryeministri, na “i mbledh” demokratët, dhe u bën thirrje t’i bashkohen atij.

Çfarë ndërhyrje furacake, paternaliste, burracake e provokative! Kryeministri m’u duk si një shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë. Pastaj, është edhe diçka tjetër.

Rreshtimi politik është një gjë me vlerë në këtë botë, që ka të bëjë me emocionet, familjet, traditën, vizionin tonë mbi botën, interesin apo ku di unë çfarë tjetër. Identiteti politik është një element shumë i rëndësishëm i identitetit tonë në përgjithësi.

Advertisement

Si u konvertuaka robi, fap, si me magji? Si u shndërruaka njeriu kështu, sa hap e mbyll sytë, nga demokrat në socialist? Kësaj i thonë t’i trajtosh njerëzit si lecka, që munden me ra fare pa të keq në duart e kujtdo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit