
Si çdo vit, kompania “Henely & Partners” ka bërë një renditje të pasaportave më të fuqishme në botë, mbajtësit e të cilave mund të udhëtojnë në numrin më të madh të vendeve pa vizë.
Indeksi i “Henley & Partner” bazohet te të dhënat e marra nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror për 199 pasaporta dhe 217 destinacione udhëtuese.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të mësuar kush janë pasaportat më të fuqishme, më të pavlefshmet dhe ku renditet Shqipëria.
1. Singapori dhe Japonia, pasaportat më të fuqishme në botë (192 destinacione) 2. Gjermania dhe Koreja e Jugut (190 destinacione) 3. Finlandë, Itali, Luksemburg, Spanjë (189 destinacione) 4. Austri, Danimarkë, Francë, Holandë, Suedi (188 destinacione) 5. Irlandë, Portugali (187 destinacione) 6. Belgjikë, Zelandë e Re, Norvegji, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar, SHBA (186 destinacione) 7. Australi, Kanada, Republikë Çeke, Greqi, Maltë (185 destinacione) 8. Poloni, Hungari (183 destinacione) 9. Lituani, Sllovaki (182 destinacione) 10. Estoni, Letoni, Slloveni (181 destinacione) Pasaporta e Serbisë renditet në vendin e 36 (135 destinacione) Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet në vendin e 42-të (125 destinacione) Pasaporta e Malit të Zi renditet në vendin e 43-të (123 destinacione) Pasaporta e Shqipërisë renditet në vendin e 49 (114 destinacione) Pasaporta e Kosovës renditet në vendin e 103-të (40 destinacione) Pasaporta e Afganistanit është më pak e vlefshmja, renditet në vendin e 111 (26 destinacione). Pak më mirë, pasaportat e Irakut, Sirisë dhe Pakistanit
Advertisement