minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Peshkaqeni i fotografuar me shenja misterioze kafshimi në trupin e tij

0
Peshkaqeni i fotografuar me shenja misterioze kafshimi në trupin e tij

Mendimi i parë i fotografit Jalil Najafov kur pa një shenjë të madhe në trupin e një peshkaqeni, ishte: “A është e mundur?!”

Në gusht të vitit 2019 Najafov, po eksploronte bregdetin e Meksikës me disa miq. Grupi pa një peshkaqen të madh të bardhë që notonte pranë varkës së tyre, dhe menjëherë vuri re një shenjë misterioze kafshimi në njërën anë të peshkaqenit.

Fotografi u zhyt në ujërat e thellë, me kamerën e tij për të fiksuar imazhin e peshkaqenit të kafshuar. “Kam shumë vite që punoj duke fotografuar peshkaqenë, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, u shpreh ai. Najafov e publikoi fotografinë e veçantë në rrjetet e tij sociale, në fund të dhjetorit 2021.

Menjëherë pas përhapjes së këtij imazhi, studiues të ndryshëm filluan të hidhnin hipotezat e tyre se çfarë mund të kishte ndodhur. Shumë prej tyre arritën në përfundimin se, peshkaqeni mund të ishte sulmuar nga një peshkaqen tjetër, si shenjë dominance apo konkurrence.  

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit