minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Dy PD, problem në zgjedhje lokale, por jo në parlamentaret… - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dy PD, problem në zgjedhje lokale, por jo në parlamentaret…

0
Dy PD, problem në zgjedhje lokale, por jo në parlamentaret…

Nga Eduard Zaloshnja

Votimi për kryebashkiakët në Shqipëri është mazhoritar, me një raund. Që do të thotë se një kandidat mund të fitojë edhe me 40% të votave, në qoftë se 2-3 kandidatë kundërshtarë e ndjanë mes tyre 60-përqindëshin tjetër. Për këtë arsye të thjeshtë arithmetike, ndarja e PD-së më dysh mund ta dëmtojë opozitën në zgjedhjet e ardhshme lokale, të pjesshme apo të plota.

Ndërsa votimi për deputetët e parlamentit është më i ndërlikuar matematikisht. Në qoftë se disa parti duan të krijojnë një front unik para zgjedhjeve, duhet të dalin me listë të përbashkët (siç e diktojnë ndryshimet më të fundit të njëanëshme të Kodit Zgjedhor, të iniciuara nga Rama).

Të paktën para zgjedhjeve parlamentare të rradhës, një front unik paraelektoral mes Bashistëve, Berishistëve e Metistëve nuk është i pritshëm (mes dy grupeve të fundit ndoshta po). Pra, më e mundshmja është që në zgjedhjet parlamentare të rradhës të kemi dy fronte opozitare paraelektorale.

Advertisement

Përballja me Ramën e opozitës së ndarë në dy fronte duket në pamje të parë se e dëmton atë. Por jo domosdoshmërisht. Në elektoratin e djathtë, ka votues që janë gati të votojnë për PD-në, vetëm në qoftë se Berishistët nuk janë në krye të qoshesë së SHQUP-it. Nga ana tjetër, ka votues të djathtë që janë gati të votojnë për PD-në, vetëm në qoftë se Bashistët nuk janë në krye të qoshesë së ShQUP-it.

Me fjalë të tjera, dy PD-të mund të marrin më shumë vota në total, në qoftë se garojnë të ndara. Dhe në qoftë se shpërndarja e votave mes tyre ndjek një konfigurim të favorshëm gjeografik nëpër 12 qarqet e Shqipërisë, Rama mund të mos e arrijë dot numrin magjik të 71 mandateve parlamentare në rang republike.

Pas një situate të tillë, Bashistëve, Berishistëve dhe Metistëve thjesht do t’ju duhet të bëjnë një koalicion pas-zgjedhor për të krijuar qeverinë. Gjë që ka ndodhur më parë…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit