minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Nga A-ja tek ZH-ja, ja çfarë duhet t’i kishte dhuruar në të vërtetë Rama presidentit Erdogan - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nga A-ja tek ZH-ja, ja çfarë duhet t’i kishte dhuruar në të vërtetë Rama presidentit Erdogan

0
Nga A-ja tek ZH-ja, ja çfarë duhet t’i kishte dhuruar në të vërtetë Rama presidentit Erdogan

Nga Enver Robelli 

Siç thonë në Tiranë: qenka bërë gallatë e madhe me vazon futuriste që Edi Rama i Shqipërisë i paskësh dhuruar Rexhep Taip Erdoanit të Turqisë…

Rama: Vetë e kam bërë këtë (vazo).

Erdoani: A keni një talent të tillë?

Advertisement

Rama: Jam artist serioz unë, jam piktor.

Erdoani: Hmmm.

***

Konfuzioni do të kishte qenë më i vogël nëse Edi Rama do t’i kishte dhuruar Rexhep Taip Erdoanit:

a) një palë tespihe

Advertisement

b) një mangall

c) një fes

ç) një çibuk

d) llokume me arra të Këlcyrës apo Mallakastrës

Advertisement

dh) hallvë me sheqer e vaj susami

e) kadaif me bajame

ë) një jatagan

f) një figurë jeniçeri

Advertisement

g) revani me kos

gj) hurma pa fara

h) poezi të bejtexhiut Nezim Frakulla

i) një portret të shqiptarit Mehmet Pashë Qyprilliut, kryevezir i Perandorisë Osmane mes viteve 1656-1661

Advertisement

j) një ibrik për sherbet

k) një portret të Ali Sami Yen (Ali Sami Frashëri), i biri i Sami Frashërit, themelues i Galatasaray Sports Club

l) një futboll me emrin e Ali Sami Frashërit

ll) një model treni në kujtim të Eqrem Bej Vlorës, i cili më 1908 si i dërguar i Sulltanit inauguroi linjën hekurudhore mes Mekës dhe Medinës

Advertisement

m) romanin e parë në gjuhën turke të shkruar nga Sami Frashëri (Shemsedin Sami)

n) fjalorin turqisht-frëngjisht të përpiluar nga Sami Frashëri

nj) një portret të shqiptarit Hasan Tahsinit, astronom, fizikan, psikolog dhe filozof osman, rektor i parë i universitetit të parë të Perandorisë Osmane

o) një sixhade nga leshi i deleve të Kurveleshit

Advertisement

p) hoshaf kumbullash

q) një qostek të artë për orën e xhepit

r) një qafore për zonjën e parë Emine Erdoan

rr) një byzylyk për zonjën e parë Emine Erdoan

Advertisement

s) një legen argjendi për avdes

sh) fjalorin e orientalizmave në gjuhën shqipe të Tahir N. Dizdarit

t) librin e studiuesit gjerman Norbert Boretzky “Der türkische Einfluss auf das Albanische / Phonologie und Morphologie der albanischen Turzismen (Albanische Forschungen)» (Ndikimi i turqishtes mbi shqipen)

th) një tezgjah

Advertisement

u) një bohçe

v) një divan me raft

x) një vazo me zymbyla

xh) një kazan me sytliaç

Advertisement

y) byrek me hithra të Himarës

z) një tas me ashure

zh) një takëm rroje

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit