
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga vetë kryeministri Zdravko Krivokapiç, deputetët në parlamentin e Malit të Zi mbështetën mocionin e mosbesimit, duke rrëzuar qeverinë e tij.
Pas një seance maratone, largimi i qeverisë u votua me 43 vota pro e 11 vota kundër.
Për rrëzimin e qeverisë votuan të gjitha forcat opozitare, të udhëhequra nga Partia Demokratike e socialistëve e Milo Gjukanovic, dhe partitë e koalicionit të deritashëm, lëvizja qytetare URA dhe CIVIS.
Mocioni u iniciua nga levizja URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç. Anëtarët e kësaj lëvizjeje njoftuan se pas rënies së qeverisë së kryeministrit Krivokapic do të fillojnë bisedimet për formimin e kabinetit të ri.
MILLOSH KONATAR
KREU I KLUBIT TË DEPUTETËVE “BARDHEZI”
“Çdo qeveri e ardhshme duhet të mësojë nga gabimet e kësaj qeverie .Unë ëndërroj një Mal të Zi, në të cilin do të ishte kryeministri shqiptar dhe ai do të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe dhe se do të jetë shembull i pajtimit në Mal të Zi.”
Menjeherë pas rënies së qeverisë në Podgoricë dhe në disa qytete të tjera të Malit të Zi u festua me fishekzjarre.