
Serge Gnabry dhe Bayern Munich raportohet se kanë dështuar të bien dakord për një kontratë të re.
Bisedimet mes lojtarit dhe klubit kanë nisur tash e disa kohë, por nuk është arritur marrëveshja.
Gnabry thuhet se dëshiron rritje të pagës pasi fiton më pak se Kingsley Coman dhe Leroy Sane.
Kontrata aktuale e Gnabryt skadon në vitin 2023.
Advertisement