minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
SHBA i dhuron Kosovës mbi 500 mijë doza të Pfizer - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHBA i dhuron Kosovës mbi 500 mijë doza të Pfizer

0
SHBA i dhuron Kosovës mbi 500 mijë doza të Pfizer

Kosova ka pranuar 515,970 doza të vaksinës Pfizer, që janë siguruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

 

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, falënderoi SHBA-në për këtë donacion, që në Kosovë erdhi përmes mekanizmit COVAX, që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Advertisement

“Dita e sotme është një moment i rëndësishëm për të rikujtuar se përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të mëdha që pandemia COVID-19 u ka shkaktuar popujve anembanë botës, kanë zbuluar edhe vlerat më të mëdha që kanë popujt, siç janë solidariteti dhe mbështetja në njëri-tjetrin, duke krijuar një aleancë të fuqishme njerëzore. Një aleancë e tillë është edhe kjo e organizuar përmes mekanizmit COVAX, që e ka bërë luftën tonë kundër COVID-19 definitivisht më të lehtë”, tha Latifi në ceremoninë për pranimin e vaksinave në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

 

Latifi tha se vetëm përmes vaksinimit, Kosova mund t’i kthehet plotësisht normalitetit, andaj u bëri thirrje qytetarëve që të imunizohen kundër koronavirusit.

 

Advertisement

Ky nuk është donacioni i parë i vaksinave që SHBA-ja i ka dhuruar Kosovës. Vitin e kaluar, Uashingtoni dërgoi në Prishtinë një donacion prej mbi 500,000 dozash të kompanisë farmaceutike amerikane, Pfizer, përmes mekanizmit COVAX.

 

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të marsit të vitit të kaluar, fillimisht me vaksina të dhuruara nga COVAX-i, por edhe nga shtete të tjera. Më pas autoritetet arritën edhe një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milion dozave të vaksinës.

 

Advertisement

Deri më tani në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 45.11 për qind e popullatës. Në vend ka nisur edhe dhënia e dozave përforcuese dhe atyre të treta./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit