
Sulmuesi shkupjan Berat Sadik vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin qipriot. 35-vjeçari të martën realizoi gol për Doxan që u mposht nga AEL Limassol me shifrat 3:2.
Për Sadikun ishte goli i dhjetë këtë edicion. Ai është golashënuesi më i mirë së bashku me Ivan Trickovskin.
Sadik, që ka të kaluar te përfaqësuesja e Finlandës, është edhe kapiten i skuadrës….
Advertisement