minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

S’ka gjë të re në PD

0
S’ka gjë të re në PD

Nga Frrok Çupi

Në PD, pas gjashtës, ka vërshuar një marrëzi tjetër, marrëzi që ka zgjuar mijëra pyetje. Tani në atë parti mund të merresh vesh veç me pyetje, jo me logjikë. Marrëzia del sheshit kur shpresojnë se ‘me Bashën humbin’ por fitojmë me Berishën…

Dhe pas kësaj, instinkti mund t’i shtyjë ata që kanë mbetur brenda në PD që të sulen për te Foltorja, tashmë e degraduar. Turravrapin e tyre mund ta ndalte veç arsyeja, po ku ta marrin?! Arsyeja është kjo: Me Berishën nuk fitohet kurrë…, me Bashën, eh!, edhe mund të ndodhë në këtë shekull. Ligjësia ku bazohet arsyeja: I vdekuri nuk ngrihet më, i gjalli ka nafakë.

Advertisement

Po sa mijë pyetje shtrohen rrugës për atje ku rrinë të gjallë e të pakallur.

Pyetje: A humbi Basha?

Ky humbi më keq se tjetri, por të dy- të humbur. Basha thotë se ka fituar. E kush thotë se në marrëzinë totale PD ku merr frymë edhe Basha, ky të mos flasë marrëzira!? Por akoma më keq për ata që po nxitojnë të ikin si lepuj; ata paskan qenë në flluskën e marrëzisë para datës 6 mars. Cili ishte ai ‘zombie’ që u kishte thënë në vesh se ‘PD do të fitojë”? Humbja e të dy PD-ve ishte e parashkruar, e sigurt; dhe vazhdon të jetë. Kush kërkon tjetër realitet, në fakt kërkon mendtë e tij të humbura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit