minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Albin Kurti: Çmimi i vajit, artificial dhe i paarsyeshëm - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Albin Kurti: Çmimi i vajit, artificial dhe i paarsyeshëm

0
Albin Kurti: Çmimi i vajit, artificial dhe i paarsyeshëm

Çmimi i vajit ushqimor në tregun e Kosovës është më i shtrenjti në gjithë botën, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më 10 mars, një litër vaj është shitur për 3.50 euro – nga më pak se 2.00 euro sa ka qenë dy ditë më parë.

Rritjen e çmimit të vajit Kurti e ka cilësuar artificial dhe të paarsyeshëm.

“Kjo ka të bëjë me njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore dhe jo nga gjendja reale në vendin tonë”, tha ai, pas vizitës në fabrikën e përpunimit të vajit “Floil” në komunën e Gjilanit.

Advertisement

Kurti deklaroi se nuk ka nevojë për panik, pasi vaj ushqimor për qytetarët e Kosovës ka edhe për një muaj.

“Në stoqet e kësaj fabrike ka edhe rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, pas përpunimit do të mjaftojnë për një muaj konsum në Kosovë”, tha Kurti.

Ai tha se Qeveria do të angazhohet për bashkëpunim me shtete partnere që të sjellin lëndën e parë për ripërpunim të vajit.

Përveç çmimit të vajit, në tregun e Kosovës ditëve të fundit është ngritur edhe çmimi i bukës, miellit, derivateve të naftës, biletave të autobusëve dhe taksive.

Advertisement

Çmimet janë në trend të rritjes gjithandej, për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka rritur në veçanti çmimet e energjisë, naftës dhe gazit./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit