
Se kosovarët janë të talentuar në muzikë, tashmë kjo është dëshmuar. Së fundmi, Argjenda Aliu është kualifikuar në gjysmëfinale të “The Voice of Finland”, shkruan albinfo.ch.
Juria mbeti e mahnitur nga zëri brilant i adoleshentes nga Kosova që pushtoi skenën. Ata në fund edhe u ngritën në këmbë, duke duartrokitur këngëtaren e re. Ajo arriti të kaplonte dhe zemrat e publikut, duartrokitjet e së cilëve dëgjoheshin gjatë transmetimit të “The Voice of Finland”.
Gjysmëfinalja për të është e merituar dhe shpreson që do të jetë edhe në finalen e madhe të mbrëmjes gala të “The Voice Finland”. /Albinfo.ch
Advertisement
The post Argjenda Aliu, në gjysmëfinale të ”The Voice of Finland” appeared first on Albinfo.
Advertisement