
Në gjysmëfinalen mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, një tifoz u fut në fushë. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, tifozi mbante flamurin e Shqipërisë kuq e zi, derisa u nis drejt sulmuesit Karim Benzema.
Siç pritej, në moment reagoi stafi për ta larguar.
Real Madridi është në epërsi ndaj Cityt, derisa po luhet loja shtesë.
Advertisement