
Ylli kosovar Arbër Zeneli ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me Reimsin, ka njoftuar klubi i tij të martën.
Pavarësisht sfidave të mëdha me lëndime, Zeneli ia ka dalë t’i bindë drejtuesit e Reimsit për rinovimin e kontratës së tij.
Ai u transferua në Ligue 1 në janar të vitit 2019 nga Heerenveeni.
Zeneli luajti 15 ndeshje atë sezon, duke realizuar tre gola e duke asistuar po aq…
Advertisement