
Mesfushori Luka Modriq ka arritur marrëveshje në parim me Real Madridin për ta rinovuar kontratën. “Marca” ka raportuar të mërkurën se Modriq është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi dhe do ta rinovojë kontratën që i skadon muajin tjetër edhe për një vit. Zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve pritet të bëhet pas përfundimit të Ligës së Kampionëve, në…