
Ekzekutohet me tre plumba në kokë Milic Minja Sakoviç, njëri prej krerëve të grupit kriminal “Skaljari”, në Mal të Zi.
Milic minja shakoviç është vrarë mbrëmjen e të premtes në Budva, bëjnë me dije mediat në vendin fqinj. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia malazeze.
Advertisement
Sakoviç është qëlluar në një kafene nga një person, i cili ishte ulur në tavolinën pranë tij.
Sakoviç i kishte shpëtuar disa atentateve më herët dhe prej kohësh ai ruhej shumë. Klani i Sakoviç ka rivalitete me klanin “Kavac” në Mal të Zi.
Advertisement