Presidenti i Maqedonisë se Veriut, Stevo Pendarovski i ka dalë në krah kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili vuri në pikëpyetje pjesëmarrjen në samitin e BE në Bruksel.
STEVO PENDAROVSKI
PRESIDENTI I MAQEDONISE SE VERIUT
AdvertisementE këshilloj kryeministrin të mos shkojë në Bruksel. Para disa ditësh folëm për atë temë dhe këshilla ime ishte që nëse bullgarët kanë paraqitur pesë kërkesa të reja, atëherë çfarë kërkon kryeministri atje vetëm për të bërë një foto? Imagjinoni një samit BE-Ballkani Perëndimor vetëm për të bërë fotografi.
Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut nuk ka përjetuar një poshtërim të tillë më parë dhe këto që kërkon Bullgaria në 2 vitet e fundit nuk i ka kërkuar as Greqia.
STEVO PENDAROVSKI
PRESIDENTI I MAQEDONISE SE VERIUT
Ne në dy vitet e fundit kemi pasur një ngacmim të tillë kombëtar nga Bullgaria sa që nuk e kemi pasuar as nga Greqia në 20 vjet negociata.
Presidenti u shpreh se qytetarët duhet të jenë të qetë sepse asgjë nuk do t’u imponohet me dhunë.
STEVO PENDAROVSKI
PRESIDENTI I MAQEDONISE SE VERIUT
AdvertisementNegociatat me forcë në kushte të tilla nuk kanë ndodhur kurrë. Asnjë qytetar në vend të mos shqetësohet. Korniza negociuese nuk mund të votohet nëse nuk themi po.
Bullgaria ka bllokuar prej kohësh negociatat për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve që lidhen me gjuhën dhe historinë. Por vetoja e Sofjes ka penalizuar edhe Shqipërinë.