
Shpati Zekaj ka nisur me fitore në Lojërat Mesdhetare. Xhudisti kosovar po garon në kategorinë deri 100 kilogramë.
Pas një luftë të vështirë e të gjatë ai mposhti italianin, Enrico Bergamelli. Ndaj tij fitoi me hedhje të bukur në kohën shtesë.
Shpati tani është në çerekfinale ku përballet me bartësin e parë, serbin Aleksndar Kukolj.
Advertisement