
Seanca parlamentare për shqyrtimin e propozimit francez në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar.
Asnjë vendim nuk u mor sot ndonëse kishte shumë tension.
Advertisement
Sapo kryeministri Dhimitar Kovaçevski mori fjalën në Kuvend, opozita nisi të reagonte me tone të ashpra derisa ai vendosi të linte sallën.
Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet të mblidhet sërish seanca parlamentare.
Advertisement
Ka shumë kundërshtime për propozimin francez që nëse pranohet do të sjellë celjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.
Pjesë e punimeve ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila mbajti fjalën e saj para deputetëve.
Advertisement
Von der Leyen tha se nëse propozimi votohet, javën e ardhshme hapen negociatat.