
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e quajti një ditë historike për vendin e tij mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Maqedonisë së Veriut.
DIMITAR KOVAÇEVSKI
KRYEMINISTRI I MAQEDONISË SË VERIUT
AdvertisementSot është historike për ne. E pritur gjatë. E merituar. gjeografikisht dhe historikisht, Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane. Jam krenar që gjuha maqedonase do të jetë gjuha në të cilën do të zhvillohet procesi i negociatave për anëtarësim, duke përfshirë edhe përfundimin e Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Mezi presim ditën kur me anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE, gjuha maqedonase do të jetë një nga gjuhët zyrtare të BE-së, e barabartë me të gjitha 24 gjuhët e tjera zyrtare të Bashkimit Evropian.
Edhe komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë punë të mëdha për hapjen e negociatave.
OLIVER VARHELYI
KOMISIONERI EVROPIAN PËR ZGJERIMIN
Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbush kushtet. Jeni shembull i shoqërisë multietnike. Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut mbeti e përkushtuar për këtë proces. Inkurajoj atë të vazhdoje m luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni është gati menjëherë të fillojë procesin e kapitujve me Maqedoninë e Veriut.
Advertisement
Më pas kryeministri Kovaçevski mbajti edhe një konference për shtyp për gazetarët ku theksoi se pas 17 vitesh dera e BE u hap dhe se kjo është meritë e veprimeve demokratike që ka ndërmarrë Maqedonia e veriut.