
Në minutën e 66-të u aktivizua. Në minutën e 79-të asistoi, ndërsa në minutën e 82-të realizoi vetë gol. Dijon Kameri po konfirmohet lojtar me të ardhme të ndritur te gjiganti austriak i futbollit, Red Bull Salzburgu.
Në ndeshjen e tij të dytë në Bundesligën austriake, talenti kosovar ia ka dalë të realizojë gol dhe asistim. Ai dha kontributin e tij në fitoren e thellë,…