minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nobeli për Paqe shpallet sot, kundërshtarët e Putinit, favoritë

0
Nobeli për Paqe shpallet sot, kundërshtarët e Putinit, favoritë

Çmimi Nobel për Paqe do të ndahet të premten në Norvegji, në kohën kur lufta më e madhe e Evropës në shtatë dekada po zhvillohet në kontinent.

Konflikti i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë do të thotë se njoftimi i këtij viti për Nobelin për Paqe do të jetë ndër vendimet më të ndjekura dhe më të ndërlikuara, i marrë nga Komiteti Norvegjez i Nobelit në kohët e fundit, raportoi CNN-i të enjten.

Dhënia e çmimit të paqes – një nga vlerësimet më të lakmuara të njerëzimit, shpesh shërben si një ofertë shprese në kohë të pasigurta. Por, ekspertët në fushat e paqes dhe sigurisë paralajmërojnë se tabloja e zymtë gjeopolitike mund të ngatërrojë çmimin e vitit 2022.

Advertisement

“Ndonjëherë, është e vështirë të kuptosh se kush mund ta marrë çmimin, sepse ka kaq shumë kandidatë të mundshëm. Këtë vit, është e vështirë të kuptosh se kush mund ta marrë çmimin, sepse ka kaq pak të mira që po ndodhin në botën e paqes dhe sigurisë”, ka thënë për CNN, Dan Smith, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Nobelët janë jashtëzakonisht të vështirë për t’u parashikuar, por ekspertët kanë vënë në dukje një listë të shkurtër të favoritëve.

 

Ndikimi i luftës në Ukrainë

Advertisement

Asnjë çmim për paqe nuk është dhënë gjatë pjesës më të madhe të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, dhe në disa raste të tjera. Por çmimi është përdorur shpesh për të nxjerrë në pah konflikte të tjera të vazhdueshme.

Kjo pyetje do të ketë qenë në krye dhe në qendër të vendimmarrësve në Oslo, Norvegji, të cilët kanë marrë për detyrë të zgjedhin një simbol të paqebërjes, edhe pse një vend kufitar bën luftë në kontinent.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, qëndron në krye të listës së baste-shkruesve për të fituar çmimin.

“Ndonjëherë çmimi ka të bëjë me dërgimin e një mesazhi në një kuptim mjaft specifik”, ka thënë Smith.

Advertisement

Ai ka përmendur çmimin e vitit 1993 për Nelson Mandelan dhe Frederik Ëillem de Klerk, të cilët në atë kohë po negocionin për zgjedhjet e para të hapura të Afrikës së Jugut, pas përfundimit të aparteidit.

Por shanset e baste-shkruesve janë rrallë një udhëzues i besueshëm për fituesin, thonë ekspertët, sepse ato priren të mbivlerësojnë rëndësinë e ngjarjeve aktuale.

“Zelensky është një udhëheqës lufte dhe ajo që po ndodh në këtë moment është luftë. Ju mund të admironi ose jo veprimin që ai po ndërmerr, por ka të bëjë me luftën dhe mbrojtjen e armatosur të vendit të tij. Shpresojmë se lufta do të përfundojë dhe ata do të bëjnë paqe. Nëse Zelensky ose dikush tjetër mund të kontribuojë në krijimin e asaj paqeje, atëherë do të ketë kohë për të pranuar atë arritje të madhe”, është shprehur Smith lidhur me mundësinë e Zelenskyt për ta fituar Nobelin për Paqe këtë vit.

Kritikët e regjimit rus janë po ashtu të favorizuar të fitojnë çmimin e madh.

Advertisement

Alexey Navalny, kritiku i Kremlinit dhe lideri i opozitës, i cili u dënua me burgim për akuzat e mashtrimit nga një gjykatë në Moskë këtë vit, është në krye të parashikimeve të shumë ekspertëve.

Navalny është kritiku më i shquar vendas i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe pikëpamjet e tij kundërshtuese pothuajse i kanë kushtuar me jetë. Ai u helmua me një agjent nervor në vitin 2020, një sulm për të cilin disa zyrtarë perëndimorë dhe vetë Navalny fajësuan hapur Kremlinin. Rusia e ka mohuar çdo përfshirje.

Por disa presin që edhe rruga e tij drejt çmimit të jetë e ngushtë.

“Navalny mendoj se është heroik, por ai është një udhëheqës politik. Kjo nuk i ka penguar disa politikanë, si presidenti amerikan, Barack Obama, të nderohen, por me Navalnyn e burgosur, mundësia e tij për krijimin e paqes në botën reale mund të konsiderohet shumë e vogël. Është një çmim që duhet dhënë jo për atë se sa të shkëlqyer jeni, por për sa të shkëlqyera janë gjërat që keni bërë”, ka thënë Smith.

Advertisement

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, shihet gjithashtu si një pretendente e fortë. Disidentja u detyrua të mërgojë në Lituani pasi kandidoi kundër aleatit të Putinit, Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020, të denoncuara nga bashkësia ndërkombëtare si as të lira dhe as të drejta.

Një fitore e përbashkët për Tsikhanouskaya dhe Navalny është parashikuar nga Henrik Urdal, drejtori i Institutit të Kërkimit të Paqes në Oslo, i cili harton një listë të ngushtë të kandidatëve për çmimin çdo vit.

“Të dy, Tsikhanouskaya dhe Navalny, janë kritikë të zëshëm të pushtimit rus të Ukrainës. Një çmim i përbashkët Nobel për Paqen për ta do të shihej si një protestë e qartë ndaj agresionit rus dhe ndihmës nga Bjellorusia, dhe si mbështetje e alternativave demokratike dhe jo e dhunshme ndaj Lukashenkos e Putinit”, ka thënë Urdal.

 

Advertisement

Një befasi është e mundur

Çmimi Nobel për Paqe nuk është gjithmonë një çmim reaksionar dhe mbetet një mundësi e madhe që komiteti të shikojë përtej klimës aktuale gjeopolitike dhe të nxjerrë në pah një fushë tjetër.

Kur ka pak individë që pritet të fitojnë, triumfojnë shpesh institucionet globale. Kombet e Bashkuara, dhe disa nga organet e saj humanitare, kanë fituar çmimin në të kaluarën.

Urdal ka parashikuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) si fituese këtë vit, nëse komiteti vendos të nxjerrë në pah zgjidhjen e konfliktit.

Advertisement

The post Nobeli për Paqe shpallet sot, kundërshtarët e Putinit, favoritë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit