minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB/ Raporti i UNMIK: Tensionet kanë rrezikuar stabilitetin

0
Kosova dhe Serbia përplasen në OKB/ Raporti i UNMIK: Tensionet kanë rrezikuar stabilitetin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara diskutoi raportin 6 mujor për  Kosovën. Fokusi ishte tek dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Shefja e UNMIK-ut Karolinë Ziadeh deklaroi se ky muaj karakterizohet nga afate vendimtare në lidhje me bisedimet mes dy vendeve, por sipas saj retorika e ashpër mes aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi rrezikon procesin.

 

Advertisement

“ Që nga pranvera e kaluar të gjithë  kemi vërejtur disa përshkallëzime  në retorikën politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe disa momente të tensionit akut në terren.Këto kërcënuan të pengojnë shumë nga  nga arritjet e mëparshmë përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Në momente të tilla vëmëndja e të dyja palëve u investua në akuza të ndërsjellta,në vend se të investohej  në përdorimin e kanaleve formale apo joformale për t’u angazhuar ne dialog konstruktiv. Megjithatë ,gatishmëria për  të rrezikuar konfrontime të rrezikshme në terren  në rastin më të mirë  e ktheu procesin prapa , në rastin më të keq mund të çojë në pasoja shumë të rënda,edhe nëse të paqëllimshme.”

 

Zyrtarja e UNMIK u shpreh se ditët në vijim janë shumë të rëndësishme për vendimet që do të merren nga udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd.

 

Advertisement

“Zgjedhje midis  bashkepunimit ose ndarjes, midis kërcënimeve  ose gjesteve të vullnetit të mirë,midis kompromiseve ose llogaritjeve me rezultat 0.Për këto përgjegjësia fillon nga shtëpia. Mes të gjitha sfidave ne kemi qënë dëshmitarë të shembujve pozitiv të lidershipit dhe bashkëpunimit.”

 

Ndërkohë, nuk munguan as debatet mes palëve. Ministri serb i Punëve të Jashtme Nikola Selakoviç akuzoi Kosovën për mospërmbushjen  e marrëveshjes për  themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

 

Advertisement

“Për fat të keq muajt e fundit  nuk kanë sjellë më shumë stabilitet në Kosovë  dhe situata nuk është tamam ashtu siç është paraqitur në raport. Lëvizjet e njëanshme të Prishtinës vazhdojnë të thellojnë me vetëdije dhe sistematikisht  dallimet etnike duke shkaktuar diskriminim ndaj popullatës jo shqiptare.Prishtina  zbaton të ashtuquajturën  politikë të reciprocitetit,një strategji keqdashëse, e mirëmenduar  që fatëkeqësisht nuk është ndërtuar në mënyrë të pavarur. Duke insistuar  vazhdimisht në njohjen e ndërsjelltë si pjesë qëndrore e dialogut demonstron mungesën  e vullnetit të lidershipit aktual politik të  Prishtinës për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

 

Ndërsa, ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla rikujtoi afatin për targat dhe akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç si një kërcënim serioz për paqen në rajon.

 

Advertisement

“Nëse posedoni makinë ,duhet të keni  sigurim dhe targë të ligjshme. Në të kundërt makina juaj  nuk lejohet në rrugë publike apo private.Serbët ekstremistë po ndjekin brutalisht një ligj frikësues qe ndjek bashkëqytetarët, madje duke djegur makinat e qytetarëve ser btë Kosovës, që tashmë kanë ndryshuar targat.Kërcënimi për stabilitetin dhe paqen  vjen nga njëra palë, këtu nuk ka vend për të dyja palët dhe ajo palë është Beogradi.”

 

Gërvalla theksoi se synimi i Kosovës është që tu japë një të ardhme më të mirë të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit