minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vjosa Osmani: Serbia po na kërcënon; asnjë ushtar serb në Veri, iku koha e tregtarëve të kufijve

0
Vjosa Osmani: Serbia po na kërcënon; asnjë ushtar serb në Veri, iku koha e tregtarëve të kufijve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit. Ajo tha se sfidat këtë vit ishin të mëdha, ndërsa iu përgjigj daklaratave të presidentit Vuçiç se Serbia do të kërkojë dërgimin e trupave në Veri.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVËS

Advertisement

 

Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste për vendosjen e trupave ushtarake në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e di fare mirë që prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë mori fund në vitin 1999.

 

Presidentja nënvizoi se Serbia duhet ta kuptojë qartë se Kosova është shtet i pavarur dhe ka një orientim të qartë perëndimor.

Advertisement

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVËS

 

Advertisement

Pavarësia e shtetit tonë është ndërtuar me gjak dhe themelet e shtetit janë më të forta se sa që mund t’i mendojnë disa. FSK-ja po na bën çdo ditë krenar. Orientimi ynë strategjik nuk ka si të jetë më i qartë. Synim kemi NATO-n.

 

Ideja e ndryshimit të kufijve sipas Osmanit ka perënduar njëherë e përgjithmonë.

 

Advertisement

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVËS

 

Kosova nuk ka politikë të jashtme po thonë ca zëra. Natyrisht që ka. Në fakt, më në fund Kosova ka politikë jashtme. Por po ju tregoj çfarë nuk ka Kosova tani. Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro individuale. Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë.

Advertisement

 

Kryetarja e shtetit u ndal edhe tek sfidat e brendshme të vendit që lidhen me ekonomine dhe drejtësinë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit