minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Turqia kërcënon sërish Greqinë: E presin pasoja të rënda nëse tenton të zgjerojë ujërat territoriale

0
Turqia kërcënon sërish Greqinë: E presin pasoja të rënda nëse tenton të zgjerojë ujërat territoriale

Greqia do të ketë pasoja të rënda nëse vendos të zgjerojë ujërat territoriale në Kretë, këtë herë kërcënimi ka ardhur nga përfaqësuesi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.

 

Komentet e Kalin erdhën gjatë një interviste për mediat turke ku ai deklaroi se zgjerimi i ujërave territoriale helene nuk do të tolerohet me asnjë kusht.

 

Advertisement

IBRAHIM KALIN

PËRFAQËSUESI I PRESIDENCËS TURKE

Le ta bëjmë të qartë. Lëri 12 milje, nuk është e mundur të pranohet që ujërat territoriale të zgjerohen mbi 6 milje. Kjo do të ketë pasoja të rënda për Greqinë. Ne presim dhe shpresojmë që ata të mos shkojnë në një rrugë të tillë. Nëse ata marrin hapa në këtë drejtim, ne nuk do t’i lëmë kurrë pa përgjigje.

 

Advertisement

Kalin tha se nëse Greqia shtrin ujrat territoriale në Kretë, atëherë i bie që anijet turke do të hyjnë në Mesdhe nga ujërat territoriale greke.

 

IBRAHIM KALIN

PËRFAQËSUESI I PRESIDENCËS TURKE

Advertisement

Shtrirja e Kretës në 12 milje do të thotë që një anije e jona ose një anije ndërkombëtare që niset nga Deti i Zi, Marmarasi apo rajonet tona në Egje, për të arritur në Mesdhe do të duhet vetëm të kalojë përmes ujërave territoriale greke. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Është kundër të drejtës ndërkombëtare, ligjit të detit dhe të drejtës zakonore.

 

Ujërat territoriale greke rreth Kretës janë kthyer në mollë sherri mes Athinës dhe Ankarasë. Greqia ka gjetur dakordësinë me Egjiptin sa i përket shtrirjes në Mesdhe, nga ana tjetër Turqia pretendon një marrëveshje të ngjashme me Libinë.

 

Advertisement

Ngërçi mes dy anëtarëve të NATO-s shihet me shqetësim në anëtarët e tjerë të cilët kanë bërë thirrje për përmbajteje dhe maturi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit