
Filmi kosovar me regji të Besim Ugzmajlit, “Ditë e Kuqe”, tani do të shfaqet në platforma të ndryshme në gjithë botën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisori në një postim në rrjetin social Facebook, përcjell albinfo.ch.
“Shumë të lumtur me ju njoftu se filmi ynë Ditë e Kuqe | Red Day, do të shfaqet në televizione e platforma të ndryshme televizive në të gjithë botën. Figurina Films dhe 7Palmsentertainment kanë lidhur marrëveshje distribuimi, ku potencialisht filmi do të shfaqet ne platformat – klientë të 7Palmsentertainment: arte, Netflix, HBOmax, prime video, googleplay, redbox, etj”, ka shkruar Ugzmajli.
“Ditë e Kuqe’ ka shënuar suksese në festivale të ndryshme të filmit në botë.
The post Një film tjetër nga Kosova i bashkohet Netflix-it appeared first on Albinfo.