minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Aktori Astrit Alihajdaraj sonte shfaqet në serialin zviceran “Neumatt” në SRF

0
Aktori Astrit Alihajdaraj sonte shfaqet në serialin zviceran “Neumatt” në SRF

Sezoni i dytë i serialit “Neumatt” do të startojë sonte, duke filluar nga ora 20.05, në televizionin zviceran “SRF”.

Pjesë e këtij seriali do të jetë edhe aktori shqiptar që jeton në Vjenë, Astrit Alihajdaraj.

Në këtë serial, aktori Alihajdaraj luan rolin e një shqiptari me emrin Florim Ademi.

Advertisement

Seriali “Neumatt” sonte do te transmetohet me dy episode, ndërkohë aktori Alihajdaraj do të shfaqet në epizodin e dytë.

Në një prononcim për albinfo.at, aktori Alihajdaraj pa dashur të japë shumë informacione, theksoi se do të jetë pjesë e këtij seriali për tri episode, me mundësi vazhdimi edhe për sezone të tjera.

Siç raporton portali srf.ch, theksi i serisë “Neumatt” është historia e një familje mes qytetit dhe fshatit, duke luftuar për mbijetesën e fermës së tyre. Duke u nisur nga kjo, jo vetëm që duhet të përballet me sfidat komplekse të bujqësisë moderne, por edhe me historinë tragjike të familjes.

Seriali “Neumatt” është një bashkëprodhim i Zodiac Pictures dhe televionit publik zviceran, SRF, me regji të Andrea Śtaka dhe Christian Johannes Koch.

Advertisement

Sipas aktorit Alihajdaraj, nga stina e verës seriali pritet të shfaqet edhe në “Netflix”.

The post Aktori Astrit Alihajdaraj sonte shfaqet në serialin zviceran “Neumatt” në SRF appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit