minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ekspozita në Prishtinë, mesazh drejtuar Spanjës për njohjen e Kosovës

0
Ekspozita në Prishtinë, mesazh drejtuar Spanjës për njohjen e Kosovës

Një grup fotografësh entuziastë të “jetës së egër”, nga Shqipëria dhe nga Kosova kanë rënë në sy prej kohësh me aktivitetet e tyre interesante të fotografimit të kafshëve dhe shpezëve në natyrë, shkruan albinfo.ch. Grupi ka pasur tashmë një sërë ekspeditash, përveç në Kosovë e Shqipëri, edhe në vende më të largëta, si në Rumani, Spanjë, Afrikë etj.

Por, deri më tani, fotografët e dashuruar pas natyrës kanë pasur vetëm një mundësi të prezantojnë punën e tyre. Ka qenë kjo në një ekspozitë, në Shqipëri.

Advertisement

Shqiponja e fotografuar në Spanjë, nga Sevdail Sulejmani

Këtë mundësi ata do ta kenë tani së shpejti edhe një herë. Dhe jo në çfarëdo vendi e date: 6 fotografët shqiptarë do të ekspozojnë punën e tyre në Prishtinë më 16 shkurt, pikërisht në vigjiljen e përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës, datës së shënuar të 17 Shkurtit.

Veç datës dhe vendit, e veçanta e kësaj ekspozite lidhet edhe me një faktor tjetër: Fotografitë që paraqiten në Prishtinë, (në ambientet e portalit Kultplus), janë të gjitha të realizuara në Valencia, në Spanjë, pra, në vendin që ende nuk e ka njohur Kosovën, si shtet të pavarur. Kjo, ka po ashtu simbolikën e vet, sipas organizatorëve. Është një mesazh artistik drejtuar Spanjës për të njohur shtetin më të ri të Evropës.

“Në mbrëmjen e 28 dhjetorit derisa bëheshim gati për përfundimin e ekspeditës së fundit të vitit që sapo lamë mbrapa, në një bisedë spontane na lindi ideja për një ekspozitë të fotografive të jetës së egër nga ekspedita e sapo kryer në Valencia të Spanjës. Edhe pse ende nuk i kishim tretur emocionet nga e gjitha që kishim përjetuar, në veçanti ajo që kishim parë po atë ditë gjatë pritjes për të fotografuar shqiponjën e maleve dhe shqiponjën Bonelli, idea për një çast na la te heshtur. Por në minutën në vijim tek çdo njëri nga ne u ndie ngazëllimi dhe dëshira që të prezantojmë në Prishtinë këto përjetime, pikërisht nga vendi i BE që nuk njeh pavarësinë e vendit tonë…”, shprehet veç tjerash njëri nga fotografët, Sevdail Sulejmani.

Advertisement

Me këtë ekspozim të fotografive të jetës së egër nga Valencia një falënderim i veçantë u shkon vendësve (qytetarëve spanjollë), e për politikën spanjolle kjo le të jetë një apel për njohje të shtetit më të ri evropian i cili të ardhmen e tij e sheh në këtë bashkësi të shteteve dhe kulturave evropiane”, thotë më tutje për albinfo.ch Sulejmani, organizator i ekspozitës.

Ftojmë të gjithë dashamirët e fotografive të “jetës së egër” të jenë të pranishëm më 16 shkurt, nga ora 19.00, në KultPlus në Prishtinë, thuhet në fund të ftesës, të “nënshkruar” nga anëtarët e grupit: Arben Berisha, Vebi Sulejmani, Refik Ibrahimi, Ruzhdi Ibrahimi, Jetmir Troshani dhe Sevdail Sulejmani.

 

Advertisement

 

The post Ekspozita në Prishtinë, mesazh drejtuar Spanjës për njohjen e Kosovës appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit