
Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e pavarëisë së Shteteve të Bashkuara, duke e konsideruar si inspirim. Haradinaj krahas urimit ka kërkuar që 4 korriku të shpallet festë shtetërore dhe në Kosovë.
“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, shkruan ai.
Advertisement
Marrëdhënia mes shtetit të Kosovës dhe SHBA së fundmi është ‘lëkundur’ nga vendimet e qeverisë Kurti, lidhur me tensionet në veri.