minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Albin Kurti mungon në Tiranë; asnjë përfaqësues nga Kosova në takimin e liderëve të Rajonit

0
Albin Kurti mungon në Tiranë; asnjë përfaqësues nga Kosova në takimin e liderëve të Rajonit

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, po marrin pjesë në një takim  informal në Tiranë, të ftuar nga kryeministri, Edi Rama.

 

Së bashku me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ata do të diskutojne për Procesin e Berlinit që do të zhvillohet në tetor.

 

Advertisement

Por kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar  të marrë pjesë. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se Kurti nuk do të jetë në takimin e organizuar nga  Rama.

 

PERPARIM KRYEZIU

ZEDHENESI I QEVERISE SE KOSOVES

Advertisement

 

“Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”.

 

Pjesëmarrës në takim janë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabic, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit