minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

10 fëmijët e Elon Musk nuk do jenë aspak të lumtur pas deklaratës së “njeriut më të pasur në botë”

0

Miliarderi Elon Musk ka deklaruar se nuk do t’i bëjë automatikisht fëmijët e tij aksionarë në kompanitë që zotëron thjesht sepse janë pasardhës të tij. Në vend të kësaj, Elon thotë se ata do duhet të punojnë fort, nëse është ajo që duan.

“Sigurisht që nuk e kam mendjen që t’u jap fëmijëve të mi automatikisht disa aksione të kompanive, edhe nëse ata nuk kanë interes, prirje apo aftësi për të drejtuar kompaninë”, shpjegoi Elon. “Unë mendoj se kjo është e gabuar .”

Në përgjithësi, tha Elon, drejtuesit që lënë aksionet e kompanisë, familjes së tyre thjesht për shkak të lidhjeve farefisnore janë problematike, veçanërisht kur personit i mungon pasioni ose aftësitë për të marrë përsipër përgjegjësinë.

Në vend të kësaj, Elon mbrojti një “qasje meritash” që shpërblen njerëzit brenda kompanisë që tregojnë iniciativë, pavarësisht nëse kanë lidhje gjaku apo jo.

Advertisement

Elon ka një vlerë neto të raportuar prej 234.3 miliardë dollarësh dhe është pas një morie kompanish duke përfshirë SpaceX, PayPal, Tesla dhe Neuralink.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit