minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nëse jeni i fiksuar pas lojës UNO, kjo kompani është gati t’ju paguajë 17 mijë dollarë

0

Nëse keni qenë më i miri në lojë, teksa luanit UNO në plazh, atëherë ky është momenti juaj.

Pas suksesit të madh të “Barbie”, kompania Mattel dëshiron të ruajë qendrën e vëmendjes dhe ka vendosur që UNO-n ta shndërrojë në një lojë tavoline që do të luhet me profesionistë.

Në veçanti, kompania është në kërkim të një personi që di të luajë shumë mirë, për të testuar versionin e ri të lojës, Uno Quatro, në transmetime të drejtpërdrejta dhe me kundërshtarë, influencues të njohur. Loja është 4 orë, 4 ditë, përgjatë 4 javëve (jo rastësi) dhe me pagë totale mbi 17 mijë dollarë. Lojtari kryesor i UNO do të fitojë 4 mijë dollarë dollarë për secilën nga 4 javët, ose 277,77 dollarë në orë për çdo javë pune 16-orëshe.

Loja do të testohet në një vend të projektuar posaçërisht në Pier 17 në lagjen Seaport të Nju-Jorkut duke filluar nga 13 shtatori 2023.

Advertisement

“Ne jemi gjithmonë në kërkim të krijojmë mënyra të reja për fansat që të angazhohen me UNO,” tha Ray. Adler, kreu i kompanisë globale “Mattel”, duke shtuar: “Ne jemi të emocionuar t’i ofrojmë një mundësi pune lojtarit më të mirë të UNO për të ndihmuar në nisjen e lojës sonë krejt të re.”

Aplikimet për këtë pozicion do të pranohen deri më 10 gusht, ndërsa për të dërguar “CV”-në tuaj do t’ju duhet të vizitoni kanalin UNO TikTok dhe të krijoni një video që do të përfshijë disa informacione rreth kualifikimeve tuaja si lojtar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit