minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kopshti zoologjik ka një “yll” të ri, lind gjirafa pa pulla

0
Kopshti zoologjik ka një “yll” të ri, lind gjirafa pa pulla

Një gjirafë e rrallë ka ardhur në jetë në kopshtin zoologjik të Tenesit në SHBA. Në fakt, gjirafa, ende pak ditëshe, ka bërë bujë kudo sepse besohet se është shumë e rrallë që kafshë të tilla, të lindin pa asnjë pullë të bardhë në trup, që janë karakteristike të tyre.

E fundit gjirafë pa pika, ishte ajo e lindur në një kopsht zoologjik në Japoni në vitin 1972.

Gjirafa femër, që është bërë sensacion tashmë në rrjetet sociale, është ende pa një emër, edhe pse për të prej ditësh është hapur edhe një sondazh.

Shumë sugjerojnë që ajo të quhet Svahili, që nënkupton unike apo Firajali “e pazakontë”. Sondazhi do të zgjasë deri në 4 shtator. 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit