
Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet grupi kriminal në Milano, i cili merrej me trafik droge dhe shfrytëzim vajzash për prostitucion.
Në pranga kanë përfunduar 24 persona, ndërsa mediat vendase raportojnë se grupi kriminal vepronte në Milano, por ishte në kontakt të vazhdueshëm me persona të kriminalizuar në Shqipëri. Këta të fundit “ushqenin” qëndrat trafikut të drogës në territorin italian dhe zviceran.
Advertisement
Autoritetet italiane po punojnë për sekuestrimin e të ardhurave që vinin nga kjo veprimtari.