minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kompozitori nga Kosova fiton bursë ndërkombëtare nga Gjermania

0
Kompozitori nga Kosova fiton bursë ndërkombëtare nga Gjermania

Kompozitori me prejardhje nga Kosova, Ardian Halimi, ka arritur të fitojë bursën e 6-të ndërkombëtare Hanns Eisler nga qyteti i Leipzigut, Gjermani. Çmimi iu nda sot, në koncertin e serisë Gewandhaus musica nova nga Dr. Skadi Jennicke, kryetar i Bashkisë.

Juria e përbërë nga Stefan Conradi (Edition Peters), Prof. Stefan Fricke (Hessischer Rundfunk), Annette Schlünz (kompozitore) dhe Prof. Ipke Starke (HMT Leipzig), e kryesuar nga kompozitori dhe pianisti Steffen Schleiermacher, ka zgjedhur atë në mesin e 47 aplikimeve, shkruan musik-heute.de.

Ardian Halimi ka bindur jurinë si një kompozitor interesant me një stil individual, një katalog tashmë të gjerë veprash dhe një kronikë të vazhdueshme të performancës. Projekti i tij kompozicional ishte me interes për jurinë dhe është i realizueshëm edhe mbi bazë të formës së përshkruar.

Advertisement

Bursa Ndërkombëtare Hanns Eisler është pjesë e një programi kompozitor-në-rezidencë që është unike në Evropë: Kompozitori Halimi, i lindur në vitin 1990, merr 5,000 euro për shpenzimet e tij të jetesës dhe mund të banojë në vendlindjen e Hanns Eisler-it (Hofmeisterstrasse 14 në Leipzig), për pesë muaj pa pagesë nga maji i vitit 2024, në mënyrë që t’i përkushtohet projektit të tij të punës, të përshkruar më parë.

Steffen Schleiermacher dhe Ansemble Avantgarde do të shfaqin premierën e veprës së përfunduar në aktivitetin e parë të musica nova të sezonit të ardhshëm, pra në tetor 2024.

The post Kompozitori nga Kosova fiton bursë ndërkombëtare nga Gjermania appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit