minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç falenderon Macronin: E kemi dënuar sulmin në Banjskë, Kurti tentoi t’ia hidhte Bërnabiçit

0
Vuçiç falenderon Macronin: E kemi dënuar sulmin në Banjskë, Kurti tentoi t’ia hidhte Bërnabiçit

President i Serbisë Aleksandër Vucic ka ndjekur në distancë, zhvillimet politike në Tiranë për raportet Kosovë –Serbi.

 

Nga Kina, ku ndodhet për të marrë pjesë në një forum ekonomik, lideri serb nuk pranoi të komentojë deklaratën që Macron bëri për vizat e Kosovës, po e falenderoi atë për mbështetjen ndaj Serbisë.

 

Advertisement

“Nuk dua të komentoj. Është një vendim i një prej vendeve më të mëdha europiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Për vërejtjen që bëri se duhet të dënojmë dhunën në Banjskë, e kemi bërë këtë që ditën e parë.”

 

Lidhur me situatën në Samitin e Berlinit në Tiranë, ku kryeministri Albin Kurti i ofroi homologes serbe firmosjen e marrëveshjes së Ohrit, Vucic e cilësoi si një truk të liderit të Kosovës për të mashtruar Serbinë.

 

Advertisement

ALEKSANDËR VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

 

“Ai thotë një deklaratë paqeje dhe kjo tingëllon bukur sepse përmendet fjala ‘paqe’. Serbia nuk është kundër paqes, ndryshe nga ai, por nuk do ta njohë Kosovën e pavarur. Ai del gjithmonë me këto marifete, nuk e di se kujt mund tia hedhë. Me ne nuk mundet sepse nuk jemi naivë. Ana Brnabiç veproi me mençuri në Tiranë.”

Advertisement

 

Gjatë vizitës në kinë, Vuçiç është takuar me presidentin rus Vladmir Putin dhe kryeministrin e Kinës me të cilët tha se zhvilloi biseda shumë të rëndësishme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit