
Kryeministri i Kosovës, AlbinKkurti ka pranuar kërkesën e të dërguarve perëndimorë për takim me liderët kryesorë europianë të enjten në Bruksel.
Takimi do jetë në vijim të diskutimeve të nisura me diplomatet gjatë vizitës së tyre në Prishtinë, të cilët propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të marrëveshjes bazike.
Advertisement
Zyra e shtypit të kryeministrit shprehet se nuk ka ende dijeni për axhendën e takimeve, por Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në diskutime me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes.
Advertisement
Edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic e ka pranuar kërkesën e do të jetë i pranishëm të enjten në Bruksel.