
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për mediat ditën e sotme ai tha se Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE.
Gjithashtu ai u shpreh se njohjes së Kosovës duhet t’i bashkohen edhe 5 shtete mosnjohëse atyre 22 shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës.
Sa I përket dialogut me Serbinë, për marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e kësaj marrëveshjeje në Ohër Kurti tha se Kosova është e përkushtuar për normalizim të raporteve me Serbinë dhe për njohje reciproke.
Sipas tij është pala serbe ajo që nuk do të nënshkruaj një marrëveshje.
“Por pala serbe ka refuzuar ta nënshkruante marrëveshjen. Në takimin e 21 tetorit nga emisarët evropianë e amerikanë na është thënë se drafti për vetmenaxhim është shkruar më kujdes ndaj strukturës së Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe nëse do të nënshkruhej aty parashihej që Gjykata Kushtetuese ta japë kushtetutshmërinë e saj si përgjigje”, tha Kurti.
Advertisement