minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tërhoqi zvarrë me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik, i riu shqiptar pritet të përballet me drejtësinë

0
Tërhoqi zvarrë me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik, i riu shqiptar pritet të përballet me drejtësinë

Të mërkurën pritet që 27-vjeçari shqiptar, që shkaktoi aksidentin që i solli vdekjen të resë greke, do të dalë para togave të zeza. Gjyqi ndaj tij ishte parashikuar të mbahej këtë të martë, por i riu shqiptar ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të pamundësisë së avokatit për të marrë pjesë. Gjykata ka caktuar një tjetër avokat dhe vendosi që gjyqi të zhvillohet 24 orë më pas.

 

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 22 nëntor 2022, në Selanik. I riu shqiptar ‘tërhoqi zvarrë’ për disa metra 21-vjeçaren me automjet, në një nga rrugët më të populluara të zonës. Pas aksidentit ai u largua nga vendngjarja duke e lënë Emën të plagosur rëndë në rrugë.

 

Advertisement

E reja u dërgua në spital dhe ndërroi jetë pas disa ditësh. 27-vjeçari pretendon se në fakt ajo u hodh sipër makinës, por dëshmitarët okular mbështesin versionin e avokatit të familjes së viktimës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit