
Ariona Hamzallari ka mahnitur jurinë e “The Voice” në Belgjikë dhe në mesin e 4 mijë konkurrentëve ajo ka arritur të shkoj në finale të këtij konkursi të madh, përcjell albinfo.ch.
Ajo aktualisht ka arritur deri në finale të “The Voice Kids Belgium” është në mesin e 8-të më të mirëve.
Vokali i saj ka mahnitur spektatorët dhe jurinë të cilët e kanë shijuar dhe i kanë dhënë meritat shqiptares Ariona Hamzallari. Ajo madje ka zgjedhur që të interpretoj këngën e një tjetër shqiptari shumë të suksesshëm, atë të Gjon’s Tears, “Tout l’univers”, këngë me të cilën Gjoni u prezantuan në Eurovision dhe zuri vendin e dytë.
Advertisement
The post Belgjikë: Shqiptarja mahnit jurinë e “The Voice”, mes 4 mijë konkurrentëve shkon në finale appeared first on Albinfo.