minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

EMRI/ Lëvizte me makinë të paregjistruar dhe kundërshtoi forcat e policisë së Kosovës, shoqërohet politikani serb

0
EMRI/ Lëvizte me makinë të paregjistruar dhe kundërshtoi forcat e policisë së Kosovës, shoqërohet politikani serb

Një politikan serb është shoqëruar në policinë e Kosovës këtë të enjte, pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar ka qenë e paregjistruar.

 

Zv.drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elashani ka thënë për mediat se politikani serb i shoqëruar është Aleksandër Arsenijeviç, pasi nuk ka zbatuar urdhërat e oficerëve të policisë.

 

Advertisement

“E kemi shoqëruar deri në stacion, ku i janë dhënë dy tiketa, njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, njofton Elshani.

 

Aleksandër Arsenijeviç është kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”. /Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit