
Kosova tashmë ka treguar sukses ndërkombëtar edhe në fushën e kinematografisë, duke bërë turne në kinematë më të njohura botërore, shkruan albinfo.ch.
Së fundmi. filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit tonë Ilir Hasanaj, doli fitues në Festivalin e Filmit në Roterdam, në kategorinë “TigerShortCompetition”.
Portretizimi kinematografik i sinqertë i rrëfimeve të Fatmirit, Liridonit, Milazimit, punëtorë të aksidentuar në vendin e punës, e ka shtyrë jurinë ta përzgjedhë dokumentarin si njërin ndër filmat fitues, nga gjithsej 21 filma të kësaj kategorie.
Vlen të theksohet se Qendra Kinematografike e Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi. /Albinfo.ch
The post Roterdam, një tjetër sukses i jashtëzakonshëm kinematografik i Kosovës appeared first on Albinfo.