minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Tri çmime fiton artisti shqiptar Klaudio Findiku në Itali

0
Tri çmime fiton artisti shqiptar Klaudio Findiku në Itali

Artisti shqiptar, Klaudio Findiku, është shpallur fitues i çmimit të gjashtë ndërkombëtar të artit letrar, organizuar nga ATLANTIDE, përcjell albinfo.ch.

Në njoftim thuhet se juria, nën drejtimin e Presidentit të manifestimit, Monica Vendrame, dhe drejtorit artistik, Lule Sansalone, me kryetar nderi të jurisë Danila Bonito, ka ndarë tri çmime të rëndësishme për kreativitetin e shquar të 28-vjeçarit.

* Përmendja e meritës për librin AMATA TERRA MIA

Advertisement

* Vendi i tretë ex aequo për pikturën LOVE

* Vendi i parë për pikturën Kryqëzimi.

Në një prononcim pas vlerësimit Findiku shprehet i lumtur për njohjen e merituar, duke e përshëndetur si një moment të rëndësishëm në karrierën e tij. Me një përvojë të pasur artistike, ai ka sjellë përpara publikut libra, tekste dhe piktura të shumta, duke fituar rreth 102 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me një angazhim të vazhdueshëm në botën e kulturës, Findiku planifikon të vazhdojë rrugën e tij krijuese, duke synuar botimin e dy librave të rinj me poezi dhe ekspozitat e reja në vitin e ardhshëm, edhe pse në kushte të vështira shëndetësore. Sfidat dhe sukseset e tij shfaqin një përkushtim të padiskutueshëm për botën e artit dhe një mirënjohje për mbështetjen e familjes.

Advertisement

Me përshëndetje dhe vlerësim për punën e tij të vazhdueshme, komuniteti artistik dhe letrar po përjeton një periudhë frymëzimi dhe motivimi nga sukseset e Klaudio Findikut.

 

 

 

Advertisement

The post Tri çmime fiton artisti shqiptar Klaudio Findiku në Itali appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit